Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

LSDM: Mickoski tenton të përfitojë nga viktimat e coronavirusit

Shkup, 11 nëntor, zhurnal.mk – Përmes një kumtese me shkrim nga LSDM thonë se në këtë periudhë serioze të pandemisë, kur duhet përgjegjësi nga të gjithë qytetarët, respektim të masave për mbrojtje dhe zvogëlim të trysnisë ndaj shëndetësisë, Mickoski me politikën e tij mbetet rreziku më i madh ndaj shëndetit të qytetarëve dhe përpiqet të përfitojë nga viktimat e coronavirusit.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE gjatë gjithë kohës rrezikojnë sistemin e shëndetësisë, pengojnë luftën kundër virusit, shkelin masat dhe udhëheqin me fushatë të zezë”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti ia rikujtojnë Mickoskin kur ka shkelur masat në restorant apo fitnes dhe kur organizonte ngjarje ku nuk mbahen maska dhe largësia trupore.

“VMRO-DPMNE dhe Mikocoski që nga fillimi i pandemisë deri tani, nuk dhanë asnjë denar, nuk hoqën dorë nga pagat në Kuvend, nuk donuan maskë dhe as mjete për dezinfektim. Përkundrazi, ata prekën fundin me sjelljen jokonstruktive dhe me kritikat. Qytetarët e dinë se LSDM kujdeset për shëndetin, ndërsa Mickoski gëzohet se ka të vdekur”, thonë nga LSDM.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...