Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

LSDM: Në mes të pandemisë me 500 amendamente, VMRO-DPMNE e bllokon Ligjin për mbrojtje shëndetësore

Shkup, 4 dhjetor, zhurnal.mk – Përmes një kumtese me shkrim nga LSDM thonë se në mes të pandemisë, VMRO-DMNE me 500 amendamente përpiqet ta bllokojë miratimi e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtje shëndetësore.

Ata shtojnë se kjo është fytyra e vërtetë johumane e VMRO-DMNE-së dhe se vazhdimisht flasin për shëndetin e qytearëve dhe ka pengesa që nga fillimi i pandemisë.

“Në moment serioz të pandemisë kur shteti, institucionet, punonjësit shëndetësor dhe të gjithë qytetarët luftojnë kundër coronavirusit, opozita e papërgjegjshme punon në dëm të qytetarëve. Tani me parashtrimin e amendamenteve absurde dhe bizare, ku pamundësohet puna nga larg e deputetëve që ndodhen në izolim si dhe bllokim të mbrojtjes shëndetësore, opozita përpiqet ta bëjë Kuvendin jofunksional”, thonë nga LSDM duke shtuar se 300 mijë qytetarë presin kartelat pagesore ndërsa kompanitë presin mbështetje financiare.

VMRO-DMNE, sipas tyre, në Kuvend dhe jashtë saj bën bllokime dhe këto bllokime janë të dëmshme për shtetin.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...