Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

LSDM: Propozim buxheti për vitin 2021, dëshmi e politikave të përgjegjshme

Shkup, 14 nentor – Propozim buxheti për vitin 2021që është miratuar në qeveri dhe është dërguar në procedurë parlamentare është vazhdim i politikave të përgjegjshme të LSDM-së në menaxhimin e mjeteve publike vlerësojnë nga partia në pushtet.

Sipas tyre propozim buxheti siguron qëndrueshmëri por edhe parashikime të sakta në mënyrë që të trajtohet në mënyrë efektive pandemia e koronavirusit.                                           

“Të hyrat totale të Buxhetit të RMV për vitin 2021 janë planifikuar në nivelin prej 212.6 miliardë denarë, që është 8.3 % më shumë krahasuar me ribalansin e dytë të vitit 2020. Shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 247.5 miliardë denarë ose 2.1% më të ulëta krahasuar me ribalansin e dytë të vitit 2020. Realizimi i Buxhetit ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ekonominë dhe vendet e punës. Qeveria e udhëhequr nga LSDM përqendrohet në zbatimin e projekteve të infrastrukturës kapitale në infrastrukturën rrugore ,hekurudhore, energjeti, shëndetësi, arsim, sistem shoqëror, bujqësi, mbrojtje të mjedisit. Ruajtja e vendeve të punës, investimi në shëndetësi, realizimi i investimeve kapitale është synimi jonë në buxhetin për vitin 2021” – tha Deputetja e LSDM-së,  Marija Georgievska.

VMRO-DPMNE, Zaev fajtor për keqmenaxhim të mjeteve publike

Por nga VMRO-DPMNE e akuzojnë liderin e LSDM dhe Kryeministrin Zoran Zaev për keqmenaxhim të mjeteve publike në kohën kur vendi po përballet me krizë ekonomike dhe shënetësore.                                                 

Zoran Zaev mashtron kompanitë, në një periudhë kur ai huazoi edhe 1 miliard euro në vitin e fundit, është nënvlerësim të mburresh se po ndihmonë kompanitë me 17 milion euro, ndërsa pikërishtë për atë qëllim huazon 1 miliard euro. Zoran Zaev nuk ka ndërmend ti ndihmon kompanitë, sepse ai hapur tha se ata do të lejonin që kompanitë që vuajnë nga kriza të dështojnë. Gjithçka që bën Zaev është shminkim, ndërsa realiteti është se 40,000 punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës, dhe kompanitë po mbyllen. Gjysmë milioni qytetarë jetojnë me nga 130 denarë në ditë, njerëzimi thjeshtë po vuan. Dhe në vend që të përqendrohemi në ndihmën për qytetarët dhe kompanitë.” – tha nga VMRO-DPMNE.  

Sipas VMRO-së me këto politika vendi thjesht po vend numron dhe po shkonë drejt varfërimit, për çka sipas partisë opozitare fajtorë është Zoran Zaev.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...