Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

LSDM: Vetëm Mickoski dhe partia e tij i gëzohen viktimave nga Covid

Shkup, 10 nëntor, zhurnal.mk – LSDM përmes një kumtese me shkrim thonë se Mickoski dhe VMRO-DPMNE i shkelin masat për mbrojtje, dhe i pengojnë të gjitha përpjekjet për parandalimin e pandemisë.

“Mickoski nuk harroi për të infektuarit nga coronavirusi dhe familjet e tyre kur shkoi në restorant dhe në fitnes dhe i shkelte masat. VMRO-DPMNE nuk mendonte për punonjësit shëndetësor, të cilët janë të parët në luftën kundër virusit, kur u organizua ngjarje në të cilën nuk mbahen maska dhe nuk mbahet distanca”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Mickoski nuk ka menduar për pasojat kur Velo Markovski ka shpërndarë teori konspirative për coronavirusin dhe as kur Naqe Çulev i inkurajonte qytetarët që t’i shkelin masat për mbrojtjes duke thënë se policia nuk do t’i dënojë.

“Mickoski është rreziku më i madh për qytetarët. Vetëm Mickoski dhe partia e tij i gëzohen viktimave, vdekjeve”, thonë nga LSDM.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...