Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Luftë civile në Etiopi/ Krizë e rëndë humanitare, mijëra persona largohen nga vendi

Në Etiopi po ndodh ajo që ndërkombëtarët i frikësoheshin më shumë, një lufte civile. Mijëra refugjatë po largohen nga vendi dhe kanë kaluar në Sudanin fqinj pas luftimeve të ashpra mes forcave qeveritare dhe Tigray,rajonin të vetëshpallur autonom .

Sipas zyrës së KB në Etiopi së shpejti nëse luftimet vazhdojnë mundet të përballemi me një krizë të fortë humanitare.

Rreth 8,000 Etiopianë mendohet se kanë kaluar tashmë kufirin në dy ditët e fundit thonë se qindra mijëra të tjerë ka të ngjarë të largohen nga shtëpitë e tyre nëse konflikti, që tani po hyn në javën e tij të dytë, nuk mbaron, njoftojnë zyrtarët e ndihmave.

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, nisi operacionet ushtarake në Tigray javën e kaluar, pasi ai akuzoi autoritetet lokale për sulmimin e një kampi ushtarak në rajon dhe përpjekjen për të plaçkitur pasuritë ushtarake. Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF), i cili është në pushtet në provincë, e mohon sulmin dhe ka akuzuar Kryeministrin për sajimin e historisë për të justifikuar fillimin e ofensivës.

“Ata po vijnë shumë të lodhur dhe të rraskapitur. Ata janë të uritur dhe të etur pasi kanë ecur në distanca të gjata në një terren të thyer ”.

Autoritetet lokale janë të mbingarkuara dhe situata në terren po përkeqësohet me shpejtësi, tha Khalid Al-Sir, kreu i agjencisë qeveritare të refugjatëve në shtetin Kassala, në Sudanin lindor.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...