Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Luftimet Armeni dhe Azerbajxhan vazhdojnë kryesisht në Agdere, Agdam dhe Hocavend

Ushtria e Azerbajxhanit u ka shkaktuar humbje të mëdha forcave armene, të cilat pavarësisht armëpushimit të deklaruar natën e kaluar hapën zjarr mbi trupat azerbajxhanase në drejtime të ndryshme të frontit dhe ndaj vendbanimeve civile azerbajxhanase.

Ushtria e Azerbajxhanit u ka shkaktuar humbje të mëdha forcave armene, të cilat pavarësisht armëpushimit të deklaruar natën e kaluar hapën zjarr mbi trupat azerbajxhanase në drejtime të ndryshme të frontit dhe ndaj vendbanimeve civile azerbajxhanase. Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit bëri të ditur nëpërmjet një deklarate se përleshjet vazhduan kryesisht në drejtim të frontit në Agdere, Agdam dhe Hocavend.

Në deklaratë bëhet e ditur se forcat armene janë detyruar të tërhiqen nga disa zona të frontit duke pësuar humbje në personel dhe pajisje ushtarake. Si rezultat i zjarrit të artilerisë në pozicionet e Regjimentit të 5-të Malor të ushtrisë armene në drejtim të Agderesë janë asgjësuar disa automjete dhe predha mortaje.

Në deklaratë ku bëhet e ditur se në mesin e personelit të Batalionit I të Regjimentit të 6-të Malor kishte viktima të forcave armene nënvizohet se janë nxjerrë jashtë përdorimit 3 bateri të obusëve D-30 të Divizionit të Artilerisë. Theksohet gjithashtu se fronti kontrollohet nga ushtria azerbajxhanase.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...