Berlin, 9 nëntor, zhurnal.mk – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Mas deklaroi se jo gjithçka do të ndryshojë nën udhëheqjen e presidentit të ri të SHBA-së Xho Bajden, por se do të jetë shumë më mirë.
Ai për televizionin gjerman “Dojçlandfunk vlerësoi se debati për shpenzimin e parave për mbrojtje në suaza të NATO-s nuk do të ndryshohet, por se do të zbatohet në një mënyrë më ndryshe.
Sipas Masit, debati për shpenzimet për mbrojtje nuk do të jetë aq në fokus së Bajdenit.
Presidenti amerikan Donald Tramp shpesh herë e ka kritikuar Gjermaninë për shkak të kësaj që nuk i rriti shpenzimet për mbrojtje në dy për qind në suaza të Aleancës së NATO-s.