Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Macron do të takohet në Paris me presidentin egjiptian

“Sisi më 7 dhjetor do të zhvillojë një vizitë në Paris ku do të takohet me Macron dhe se në takim do të bisedohet për krizat në rajonin e Lindjes së Mesme, çështjet për Libinë, Mesdheun Lindor dhe Turqinë”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të takohet me presidentin e Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sisi, i cili do vizitojë kryeqytetin Paris më 7 dhjetor, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një deklaratë me shkrim nga rezidenca Elysee theksohet se Sisi më 7 dhjetor do të zhvillojë një vizitë në Paris ku do të takohet me Macron dhe se në takim do të bisedohet për krizat në rajonin e Lindjes së Mesme, çështjet për Libinë, Mesdheun Lindor dhe Turqinë.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se kjo vizitë synon forcimin e marrëdhënieve mes Parisit dhe Kajros.

“Egjipti është një partner strategjik dhe i rëndësishëm për stabilitetin e Lindjes së Mesme”, thuhet në deklaratën në të cilën njoftohet se Sisi në vizitën e tij në Paris do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.

Sisi ka vizituar Parisin në tetor 2017, ndërsa Macron vizitoi Egjiptin dhe zhvilloi një takim me Sisin në janar 2019.

Egjipti ndodhet në krye të vendeve që Franca i ka kryer më shumë shitje të armëve dhe avionëve luftarakë.

Rikujtohet se 18 organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përfshirë Amnesty International, Human Rights Watch (HRW), Human Rights League (LDH) dhe disa organizata në Egjipt në një deklaratë të përbashkët i kanë bërë thirrje presidentit francez që të ushtrojë presion për “shkeljet e të drejtave të njeriut” ndaj Sisit.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...