Agjencia Zhurnal.KS
Kulturë Maqedoni

Maqedoni e Veriut, ekspozitë për evakuimin e fëmijëve pas tërmetit të 63-tës në Shkup

Në ambientet e Kinoteksë së Maqedonisë së Veriut sot u hap ekspozita “Mirupafshim Shkup – lamtumirë qytetit tonë të dashur. Evakuimi i fëmijëve pas tërmetit në Shkup 1963-1964” të autorit Marjan Dimitrijevski, raporton Anadolu Agency (AA).

Autori Dimitrijevski në një deklaratë për AA tha se publiku nuk është mjaft i vetëdijshëm për segmentin e fatit të fëmijëve në tërmetin në Shkup, duke shtuar se gjithsej 120 fëmijë humbën jetën në tragjedinë e tërmetit, që është 10 për qind e numrit të përgjithshëm të jetëve të humbura.

“Në atë kohë, mbi 30.000 fëmijë u dërguan në të gjithë Jugosllavinë, duke pritur që ata të paktën të shmangnin tragjedinë e të parit të Shkupit të shkatërruar”, tha profesor Dimitrijevski, duke theksuar se dyert për fëmijët u hapën nga të gjitha Republikat e Jugosllavisë së atëhershme.

Ai përmendi gjithashtu se në Jugosllavinë e atëhershme, tre shkolla u hapën për fëmijë nga Shkupi, në Poreç dhe Crkvenicë të Kroacisë dhe në Leskoc të Serbisë.

“Unë jam një nga ata fëmijë që shkova në shkollë në Poreç, pastaj mbarova klasën e dytë dhe është interesante që unë jam emocionalisht i lidhur me atë Poreç dhe me atë vit”, shtoi Dimitrijevski.

Ai gjithashtu theksoi se mësimi është zhvilluar në gjuhën maqedonase.

Ekspozita i kushtohet udhëtimit të fëmijëve të Shkupit pas tërmetit të vitit 1963, akomodimit të tyre, qëndrimit në vende të shumta në Jugosllavinë e atëhershme si dhe arsimimit të gjuhës maqedonase në Poreç, Crkvenicë dhe Leskoc.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Anulohet Festivali i Rokut në Gjenevë

S.B.

Futet në librin e rekordeve Guiness, shitet piktura më e madhe në botë për 62 milionë dollarë në Dubai

S.B.

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...