Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Maqedoni: Vazhdon diskutimi për amendamentet për buxhetin për vitin e ardhshëm

Shkup, 1 dhjetor – Zhurnal.mk – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot Komisioni për financim dhe buxhet e vazhdon debatin e amendamenteve për Buxhetin për vitin 2021, ndërsa seancë do të mbajë edhe Komisioni për politikë të jashtme.

Në rend dite të Komisionit për Politikë të Jashtme është propozim Ligji për ratifikimin e Protokollit plotësues për tregti me shërbime ndaj Marrëveshjes për qasje në Marrëveshjen qendrore evropiane për tregti të lirë.

Debati mbi propozim buxhetin për vitin 2021 filloi javën e kaluar.

Ministri i Financave Fatmir Besimi para deputetëve derisa prezantoi Propozim-Buxhetin tha se ka tre qëllime thelbësore: përforcimi i sistemit shëndetësor, mbështetje për stabilizim ekonomik dhe funksionim të institucioneve shtetërore si dhe mbështetje të reformave që ndërlidhen me gjyqësorin dhe integrimin e vendit.

Të ardhurat e buxhetit parashikohen në 212.6 miliardë denarë ose 8.3 përqind më shumë se ribalanci i dytë i buxhetit për vitin 2020. Shpenzimet për vitin 2021 janë parashikuar në nivel prej 247.5 miliardë denarë ose 2.1 përqind më të ulëta se shpenzimet e parashikuara në buxhetin e dytë shtesë për vitin 2020.

Deficiti buxhetor është parashikuar në nivelin 34.8 miliardë denarë ose 4.9 përqind të BPV-së, që është 3.6 pikë përqindje më pak se deficiti buxhetor i parashikuar për vitin 2020.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...