Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Maqedonia e Veriut mbetet vend me rrezikshmëri të lartë për Zvicrën

Shkup, 4 dhjetor, zhurnal.mk – Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 14 dhjetor 2020.

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet Ballkanike që nuk janë në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën. me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri, pas çka nuk kanë nevojë të karantinohen gjatë kthimit në shtetin helvetik, transmeton albinfo.

Ndërkohë shtetet Ballkanike që janë në listën e rrezikshmërisë sipas raportit të BAG: janë Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia.

Ndërkohë shtetet tjera me potencial rreziku për Zvicrën janë edhe Andorra, Gjorgjia, Jordania, Kroacia, Luksemburgu, Polonia, Portogalia, Slovenia, San Marino, Shtetet e Bashkuara, dhe disa Zona të Austrisë, Italisë dhe Francës.

Shteti zviceran kërkon karantinë për udhëtarët nga vende dhe zona të caktuara me rrezikshmëri të lartë. Lista e këtyre shteteve dhe territoreve do të azhurnohet me 14 dhjetor. Testi negativ për Covid-19 nuk përjashton vendimin për karantinë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...