Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Maqedonia e Veriut me gati 16 mijë raste aktive me coronavirus

Shkup, 12 nëntor, zhurnal.mk – Gjatë ditës së djeshme, Maqedonia e Veriut regjistroi rekord të ri për nga numri i rasteve të reja me coronavirus me 1,321, Momentalisht në vend ka 15,975 raste aktive ku prej tzre 1,049 janë të hospitalizuar. Sipas të dhënave të djeshme, po ashtu ka pasur rekord për nga numri i testimeve me 3,836 teste, ndërsa përqindja e rasteve të vërtetuara është 34,4.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i pandemisë është 42.540 ku prej tyre 25.353 pacientë dhe 1.212 të vdekur.

Gati gjysma e rasteve aktive janë në Shkup 7.410, ndërsa nga komunat e kryeqytetit më së shumti ka në Aerodrom, Gazi Babë dhe Karposh dhe më pak në Haraçinë.

Raporti i Institutit për Shëndet Publik e që ka të bëjë me periudhën prej 2 deri 8 nëntor tregon se ka rritje prej 25.5 për qind të rasteve të reja.

Gjatë kësaj periudhe, përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit është 37 për qind, dhe po ashtu janë regjistruar edhe 127 vdekje, që është për 41.1 për qind më shumë se java e kaluar.

Në spitalet e Maqedonisë aktualisht shërohen mbi 1.000 persona të cilët janë infektuar me virusin COVID-19 apo dyshohen se janë të sëmurë.

Ndryshe, numri i të infektuarve me coronavirus është mbi 52 milionë, ku prej tyre 36.6 janë shëruar, 14.4 janë raste aktive dhe gati 1.3 kanë humbur jetën.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...