Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Maqedonia e Veriut në TOP 10 vendet e botës për të vdekur nga Covid 19

Shkup, 2 dhjetor – Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut me muaj prapa është e para në rajon për numrin e rasteve të vdekjes nga covid 19. Deri në fund të nëntorit, numri i të vdekurve shënon 1792 persona. Në ditët e fundit madje u gjet edhe mes dhjetë shteteve të para në botë.

Me 860 raste të vdekjeve në një milion banorë, Maqedonia e Veriut për momentin është në vendin e tetë në botë për të vdekur. Prapa Maqedonisë në vendin e 11 gjendet Bosnja e Hercegovina me 833 të vdekur në një milion banorë dhe Mali i Zi në vendin e 16 me 802 të vdekur në një milion banorë, informon Zhurnal.

Në vendin e parë gjendet Belgjika me 1446 të vdekur, ndërsa më tej vijojnë Peru, San Marino, Andora, Spanja, Italia dhe Britania. Pas Maqedonisë në vendin e nëntë dhe të dhjetë gjenden Argjentina dhe SHBAtë.

Në Maqedoni për numrin e të vdekurve kryeson Shkupi me më së shumti raste të vdekjeve por ka edhe numrin më të madh të të infektuarve. Në Shkup kanë ndëruar jetë 553 pacientë nga gjithsej 27.464 të infektuar.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...