Shkup, 5 dhjetor – Duke folur në Sitel, Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiç tha se qeveria nuk ishte përgjigjur ende në gjykatën e Strasburgut mbi abolimet e ish-presidentit Gjorge Ivanov dhe afati përfundon në 18 dhjetor.
“Unë pres që në dy javët e ardhshme, në një nga seancat e ardhshme, kjo çështje do të diskutohet dhe do të arrihet në një përfundim. Ne jemi duke punuar në analizën e të gjitha fakteve dhe argumenteve që na kanë ardhur, duke përfshirë atë që u vendos kohët e fundit dhe Gjykatën Kushtetuese në lidhje me nenin 11a, i cili lidhet drejtpërdrejt me çështjet para Strasburgut,” tha Mariçiç.
Ministri tha se para datës 18 dhjetor do të shpallet cili është vendimi dhe si duhet proceduar.