Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Mariçiq: Autoritetet greke nuk mund t’i gjejnë Grujevskin dhe Boshkovskin

Shkup, 8 tetor – Zhurnal.mk – Ministria e Drejtësisë disa herë ka intervenuar deri tek autoritetet greke për ekstradimin e ish të punësuarve në DSK, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, por nga atje kanë marë përgjigje se të njejtit nuk mund të gjenden askund, informoi Bojan Mariçiq, ministri i drejtësisë në vend, njofton Zhurnal.

Ai thotë se ministria e drejtësisë po bën përpjekjet më të mëdha për personat që kërkohen me fletarrest ndërkombëtar dhe nëse ka ndonjë informatë opinioni do të njoftohet me kohë.

Ai shtoi njëherë nga pala greke ishte refuzuar kërkesa për ekstradimin e tyre, e më pas ministria e drejtësisë përsëri ka përgatitur kërkesë të re për ekstradim.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, më 14 dhjetor 2018 është dorëzuar kërkesë e re për ekstradim deri tek Republika e Greqisë. Në kërkesë kemi shënuar të gjitha detajet. Kemi shënuar arsyetimet pse vendimi i presidentit është pavlefshëm, më pas se është e pandryshueshme, cekëm dhe faktin se për një lëndë të PSP-së, Gjykata Supreme e Greqisë nuk është interpretuar”, tha ministri Mariçiq.

Ndryshe, Grujevski dhe Boshkovski akuzohen për lëndën “Target Fortesa” dhe u patën arrestuar nga policia greke në Selanik më 18 tetor 2017 duke tentuar për të ikur në Budapest.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...