Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Mariçiq: Grup pune për zbatimin e Ligjit për gjuhët në gjyqësor

Shkup, 8 tetor – Rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve akoma nuk janë hapur për diskutim në Qeveri. Për zbatimin e ligjit në procedura gjyqësore, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq paralajmëron formimin e grupit të punës mes ekspertëve dhe partive politike për të harmonizuar dhe lehtësuar procedurat juridike. Zbatimi i tij do të nisë duke e kryqëzuar me Ligjin për procedurë penale.

Ligji për procedurë penale duhet miratuar me 2/3 e votave dhe këtë duhet ta kemi parasysh. Dispozitat e tij duhet të sjellin zgjidhje serioze progresive në sistem. Kam urdhëruar formimin e grupit të punës i cili duhet të përfshijë edhe ekspert edhe përfaqësues të partive politike në Kuvend. Të gjitha argumentet duhet shpalosur. Qëllimi është të sjellim ligj i cili do t’i anashkalojë mangësitë në ligjin aktual – tha Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Paraprakisht Mariçiq thotë se rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet shqyrtuar gjerë e gjatë nga një grup i posaçëm pune.

Sigurisht se duhet ta shqyrtojmë këtë çështje. Duhet formuar një lloj grupi i punës i cili do t’i shqyrtoj vërejtjet dhe komentet e Komisionit të Venecias – deklaroi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Në rekomandimin e fundit të Komisionit të Venecias potencohet nevoja e një periudhë kohore prej disa vitesh që ligji për gjuhët të gjej zbatimin e plotë në gjyqësor. Zbatimi i tij në gjyqësor shkon përtej standardeve evropiane dhe nuk ka bazë eksplicite kushtetuese prandaj rekomandohet shfuqizimi i tërësishëm i dispozitave për dygjuhësi në gjyqësor. Pas dërgimit të ligjin në Komisionin e Venecias nga ana e Qeverisë, partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI kishin acaruar qëndrimet mes deklaratave se rekomandimet duhet përfshirë në ligj dhe qëndrimit të prerë se ligji nuk do të pësojë ndryshime.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...