Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Mariçiq–Jurova: Digjitalizimi i gjyqësorit i nevojshëm si kurrë më parë

Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në mëngjes realizoi takim onlajn me komisaren evropiane për vlera dhe transparencë Vera Jurova, në të cilin është diskutuar për reformat kryesore në fushën e drejtësisë.

Gjatë bisedës, Mariçiqi i ka prezantuar reformat e ndërmarra dhe të planifikuara në dikasterin e tij dhe shfaqi shpresë se korniza negociuese do të miratohet në ditët në vijim dhe se në dhjetor do ta kemi Konferencën e parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Mariçiqi, siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, njëherësh theksoi se është në komunikim intensiv me të gjithë faktorët relevantë nga gjyqësia në definimin e prioriteteve dhe sigurimin e pjesëmarrjes së tyre në reformat kryesore në fushën e drejtësisë, ndërsa se tani për tani ky proces po zhvillohet mirë, ndërsa ka edhe reagime pozitive. Ministri veçanërisht potencoi se përfshirja e BE-së në proceset në drejtësi është me rëndësi thelbësore dhe do të mundësojnë vlerë dhe kredibilitet shtesë të reformave në gjyqësi.

Për shkak të pandemisë, Mariçiqi theksoi edhe se digjitalizimi i gjyqësisë dhe prokurorisë për veprim efektiv dhe efikas rreth lëndëve nevojitet si kurrë më parë, ndërsa mbështetja nga BE-ja për modernizimin e gjyqësisë do të jetë katalizator i vërtetë i digjitalizimit, janë me qëllim të proceseve më efikase gjyqësore.

Komisarja evropiane Jurova tha se Komisioni Evropian është i gatshëm të sigurojë ndihmë këshilluese dhe financiare për projekte të cilat janë në drejtim të përmirësimit të transparencës dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor.

Në mënyrë shtesë ajo shfaqi shpresë se kur do të krijohen kushte, duke pasur parasysh pandeminë globale, do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe personalisht do të takohet me ministrin Mariçiq me qëllim që të përshpejtohet bashkëpunimi në fushën e gjyqësisë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...