Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Mariciq: Me uljen e taksave në gjyqësor, drejtësia do të arrij tek çdo qytetarë

Shkup, 5 nëntor, zhurnal.mk – Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq njoftoi sot për hyrjen në fuqi të propozim ndryshimeve të ligjit për taksat në gjyqësor. Sipas tij këto taksa do të ulen dukshëm dhe do të mundësojnë që drejtësia të arrij tek çdo qytetarë.

“Sot në fuqi hyn Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e taksës gjyqësor përmes të cilave ndryshime qytetarët përfitojnë shumë nga ulja e harxhimeve që kanë nëpër gjykata. Ishim të vetëdijshëm se ato harxhime ishin të larta për njerëzit të cilët kishin nevojë për drejtësi, për për shkak të këtyre taksave të larta shpeshherë hiqnin dorë që drejtësinë ta kërkojnë në gjykatë”, tha Bojan Mariçiq, ministër i drejtësisë.

Kjo sipas ministrit Mariçiq tani pritet të ndryshohet sepse siç u shpreh ai “drejtësia tani është e kapshme për të gjithë”. Mariçiq më tej nënvizoi se në rast se në të kaluarën taksa gjyqësore ka kushtuar 48 mijë denarë, tani e njëjta do të kushtoj vetëm 6 mijë denarë.

“Të nderuar qytetarë, taksat në gjyqësor prej sot janë ulur dukshëm, në rast se në të kaluarën ato kanë mund të kushtojnë deri në 48 mijë denarë, tani nuk do të paguani më shumë se 6 mijë denarë”, tha Mariciq.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...