Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

“Maska”, Kryemadhi kundër: Mungon logjika biologjike! Nuk besoj te Komiteti Teknik, s’janë profesionistë. E them si biologe

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ftuar në “Tempora” me Sonila Meçon ka vijuar me idenë e saj kundër mbajtjes së maskës në ambiente të hapura. Kryemadhi ka thënë se diçka e tillë nuk ka logjikë biologjike, ndërkohë që ka shprehur mosbesimin e saj ndaj Komitetit Teknik. “Nuk e besoj Komitetin Teknik, sepse nuk janë profesionalë, sepse janë ata që e kanë sjellë vendin në këtë standard, janë ata që po vdesin shqiptarët”, ka thënë kryetarja e LSI. Per sqarim, Kryemadhi ka mbaruar universitetin ne degen biologji duke qene ne politike, drejtuese e FRESSH, pa shkuar asnje dite ne mesim!

Pa llogaritur se procesi ka zgjatur shume ne kohe deri ne perfundim dhe marrjen e diplomes. Aq me teper qe biologjine nuk e ka ushtruar asnje sekonde ne jeten e saj! Kryemadhi: Maskë në rrugë nuk e ke të detyrueshme ta mbash se nuk ka logjike biologjike. E dyta, ti si shtet ke për detyrë jo të imponosh Policinë e Shtetit ta kthesh në Politi Spitalore, por mua duhet të më argumentosh shkencërisht. OBSh thotë edhe se një i sëmurë me diabet është më i rrezikuar se sa dikush me hipetencion përsa i përket Covidit. Ashtu sikurse një i sëmurë me hipertension është më i rrezikuar se sa ai me diabet kur kalon një grip sezonal.

-Italinë fqinje e keni parë që ka vendosur këtë rregull? E kam parë Italinë fqinje, por kam parë edhe San Marinon që ka 0 të infektuar. Në ambient spitalor, në institucione je me maskë, kur hyn në një spital për t’u kuruar duhet të kesh tamponin me përgjigjen e tij për 24 orët e funfit, dhe atje bëhet falas dhe jo me lekë si këtu. Janë edhe distancimet dhe dizinfektimet që shteti paguan për çdo dizinfektim të shkollave, të klasave, të shkollave, të restoranteve, dhënia e ndihmave ekonomike për të gjithë bizneset, që ata që kanë humbur punën iu ka dhënë para. Italia të detyron të mbash maskën, nuk ta detyron rrugëve.

-Daljet publike janë me maskë. Nuk e besoj Komitetin Teknik, sepse nuk janë profesionalë, sepse janë ata që e kanë sjellë vendin në këtë standard, janë ata që po vdesin shqiptarët. -Nuk besoni se diçka e tillë do të rebelojë shqiptarët? Shqipëria do të rebelohet te kutia e votimit më 25 prill. Edhe kufizimi nga ora 22:00 deri në orën 06:00, ku e ka logjikën? Ka njeri që del në këtë orë? Ti mbyll lokalet, por mos mbyll qarkullimin. Njerëzit mund të dalin të bëjnë shëtitje. Në cilin qytet shqiptar lëvron jeta pas orës 4 mbasdite, në asnjërin sepse nuk ka jetë, s’ka ekonomi, s’ka punë, s’ka shpresë.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...