Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Matura shtetërore do të mbahet në qershor të vitit 2021

Shkup, 10 nëntor, zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se sivjet matura shtetërore do të mbahet sipas afatit të paraparë ligjor, përkatësisht në qershor të vitit të ardhshëm.

Provimi i maturës shtetërore është është i paraparë në Ligjin për arsim të mesëm.

“Viti arsimor 2020/2021 zhvillohet sipas planit dhe programit, ndërsa MASH është në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit dhe shkollat do të sigurojnë zgjidhje që provimet e maturës të jenë të sigurta dhe të mos kenë pengesa”, thonë nga MASH.

Ata njoftojnë nxënësit e shkollave të mesme se paraqitja në provime të maturës do të jetë sipas afatit ligjor dhe se deri në fund të muajit duhet t’i paraqesim temat e detyrës projektuese, kurse deri në dhjetor duhet t’i paraqesin edhe provimet e listës së provimeve.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...