Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Mbappe në listën e të lënduarve të PSG-së

Kylian Mbappe është bashkuar me Neymar dhe Mauro Icardi në listën e futbollistëve të lënduar të Paris Saint-Germainit.

Klubi francez ka njoftuar se kampioni i botës nuk do të jetë në dispozicion të Thomas Tuchel në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzig.

Në konferencën për shtyp, trajneri kishte pranuar se 21-vjeçari është duke u rikuperuar nga një lëndim i lehtë.

Në ndërkohë, PSG është përpjekur që ta zbutë situatën duke theksuar se Mbappe është duke vuajtur nga lodhja – transmeton Goal.

Ai nuk ka mundur t’i zhvillojë në tërësi stërvitje dhe është lënë të pushojë për ndeshjen e të mërkurës mbrëma në kuadër të Grupit H.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...