Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi

Mbi 400 kompani të Maqedonisë së Veriut do të marrin mbështetje financiare nga shteti

“Mbi 400 kompani që kanë investuar ose do të investojnë në rritjen e konkurrencës gjatë periudhës Covid dhe post-Covid do të marrin mbështetje financiare nga shteti”, deklaroi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Për mbështetjen e biznesit përmes kësaj mase, e cila ishte pjesë e Pakos së tretë të masave të Qeverisë, siç tha ministri, do të ndahen nga 17 në 18 milionë euro në varësi të ciklit të investimeve të kompanive.

“Sot e pata mundësinë ta marr edhe raportin nga Komisioni i cili ka punuar në Thirrjen Publike për mbështetje financiare të konkurrencës së kompanive gjatë periudhës Kovid dhe post-Kovid dhe dua të informoj se do të mbështeten mbi 400 kompani që investojnë ose do të investojnë gjatë vitit 2021, që do të thotë krijimin e vendeve të reja të punës. Duhet të merret vendim mbi këtë masë, që do të thotë se 17 deri në 18 milionë euro do t’u shpërndahen kompanive për ciklin e tyre të investimeve”, tha Bekteshi në emisionin Top tema në TV Tellma.

Postime të ngjashme

Po bisedohet për të drejtat e punëtorëve dhe pagën minimale

Z H

Sistemi efikas dhe transparent për financa publike është parakusht për rritjen ekonomike të çdo shteti

Z H

Vazhdojnë problemet për transportuesit në vendkalimin kufitar Evzoni

admin

Janë miratuar edhe 1,4 milionë euro për kërkesa nga linja e kredive pa interes

admin

Pa thirrje publike janë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej 11 milionë euro

Z H

Amvisëritë të marrin vauçerë për rrymë ose subvencionet t’i marrë drejtpërdrejtë furnizuesi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...