Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Mbledhja e ministrave të ekonomisë dhe CEFTA nesër në Sofje

Sofje, 4 nëntor – Zhurnal.mk – Në suaza të kryesimit të përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë me Procesin berlinas, nesër në Sofje do të mbahet mbledhje e ministrave të ekonomisë në të cilën do të marrë pjesë edhe drejtori i sekretariatit të CEFTA-s Emir Gjikiq.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, informojnë nga CEFTA, do të kryesojë me sesionin plenar për treg të përbashkët rajonal, duke e përfshirë edhe Agjendën digjitale dhe Lëvizshmërinë e rinisë, ndërsa homologu i tij bullgar Laçezar Borisov do të kryesojë me sesionin plenar për Agjendë të gjelbërt për Ballkanin Perëndimor, duke e përfshirë edhe “Ekonominë e gjelbërt” dhe lidhshmërinë – Nismë për zgjerim të korridoreve të gjelbërta drejt vendeve-anëtare fqinje të BE-së.

Mbledhja e ministrave të Ekonomisë në suaza të Procesit berlinas, thuhet në kumtesë, që nga vetë inicimi në vitin 2014, u bë platformë e vendosur mirë për nxitje të bashkëpunimit ekonomik dhe përforcim të lidhshmërisë në rajon.

Gjatë mbledhjes, gjithashtu, do të prezantohet edhe projekti i GIZ për e-tregti në rajonin e CEFTA-s.

“Mbledhja do të jetë mundësi e mirë për diskutim të hapur me partnerët si nga Ballkani Perëndimor, ashtu edhe me partnerët e Procesit berlinas, Komisioni, Këshilli për bashkëpunim rajonal, CEFTA, Organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, në tema të rëndësishme të lidhura me konvergjencën ekonomike dhe prosperitetin e rajonit”, thuhet në kumtesën e CEFTA-s.

Fokus i veçantë do të vendoset në përparimin e arritur nga VB-6 në vendosjen e tregut të përbashkët rajonal dhe Agjenda e gjelbërt për Ballkanin Perëndimor, duke e përfshirë edhe Nismën për zgjerim të korridoreve të gjelbërta drejt vendeve-anëtare fqinje të BE-së. Tregu i përbashkët rajonal do ta intensifikojë qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, duke i përfshirë masat e kryqëzimit, siç janë shiritat e gjelbërt, që i implementon CEFTA.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...