Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi

Mbyllja e lokaleve në ora 21, pronarët ankohen se do të falimentojnë

Tetovë, 7 nentor – Priten largime të mëdha nga puna e punëtorëve në gastronomi nga sjellja e ligjit ditë më parë e qeverisë që të gjitha këto veprimtari të mbyllen në ora 21.

Pronarët e restoranteve thonë se e kanë patjetërsueshëm të marrin masa pasi edhe ato janë në prag të falimentimit.

Ndihma e shteti ndaj tyre është shumë e vogël,mbyllja e lokaleve në 21 nuk garanton kush se pas kësaj ore nuk ka virus shprehen pronarët e restoranteve në Tetovë.

“Ndihma e shtetit është shumë e vogël,për restorantin tonë dhe shpresojmë që të  ardhmen të na ndihmojnë edhe më shumë. Me vështirësi të madhe, me keqardhje dua të them se edhe numri i punëtorëve do të duhet të bie. Është e pakapshme për mbyllje nga ora 21, pasi nuk thotë kush se në ora 21 nuk ekziston virusi” – tha një prej pronareve të restoraneve në Tetovë.

“Besojë se do të jetë edhe më vështirë nëse vazhdohet me këto masa, që janë pak më rigoroze. Shikoni jo vetëm për biznesin tim por edhe për gjitha bizneset hotelerike, edhe një mbyllje e dytë mendoj se do të ishte një goditje e rëndë,nuk mund të përballojë edhe sezon nuk kemi pasur, gurbetçarë nuk ka pasur, ne varemi shumë nga ajo” – tha një tjetër pronar.

Po thuajse të gjithë restorantet, baret,ëmbëltorët në qytetin e Tetovës,janë mbyllur në ora 21. Ajo që është shqetësuese,në qytetin tonë por edhe në qytetet tjera është se bastoret dhe kazinotë,vazhdojnë të jenë ende të hapura, duke u grumbulluar turma njërës aty ndërsa atje nuk rrezikojnë jetën e qytetarëve. Ndërsa restorantet, baret, kafiterit, janë rrezik potencial për Covid 19 sipas qeverisë së vendit tonë.

Qeveria ka sjellë ligj që për muajin 10-11-12 t’ju dalë në ndihmë pronarëve të restoranteve më pagesën e punëtorëve, mjete këto që edhe një herë kompaninë e fusin në borxh,pasi këto mjetë të gjitha që do i shfrytëzojnë e kanë të patjetërsueshme t’ia kthejnë shteti,ose firmën ta dërgojnë në falimentim.

Postime të ngjashme

Po bisedohet për të drejtat e punëtorëve dhe pagën minimale

Z H

Sistemi efikas dhe transparent për financa publike është parakusht për rritjen ekonomike të çdo shteti

Z H

Vazhdojnë problemet për transportuesit në vendkalimin kufitar Evzoni

admin

Janë miratuar edhe 1,4 milionë euro për kërkesa nga linja e kredive pa interes

admin

Pa thirrje publike janë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej 11 milionë euro

Z H

Amvisëritë të marrin vauçerë për rrymë ose subvencionet t’i marrë drejtpërdrejtë furnizuesi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...