Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Mbyten 74 refugjatë në brigjet e Libisë

Së paku 74 migrantë humbën jetën nga fundosja e anijes në brigjet e Libisë, ndërsa 47 të tjerë u shpëtuan nga rojet e bregdetit dhe peshkatarët, tha agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara.

Anija me migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, u fundos në brigjet e portit libian al-Khums, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Libia është një pikë kryesore tranziti për migrantët – kryesisht afrikanë – që përpiqen të kalojnë Mesdheun dhe të arrijnë në Evropë.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, së paku 900 njerëz janë mbytur këtë vit, duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun. Rreth 11,000 të tjerë janë kapur në det dhe janë kthyer prapa në Libi.

Migrantët në Libi shpesh mbahen të arrestuar, shfrytëzohen ose abuzohen.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se Libia nuk duhet të konsiderohet si port i sigurt kthimi dhe se migrantët e shpëtuar ose të ndaluar në det nuk duhet të kthehen atje. /REL

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...