Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Me Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, Ballkanin Perendimorë e pret një e ardhme e ndritur

Shkup, 9 nëntor, zhurnal.mk – “Urime për Presidentin e sapozgjedhur Joe Biden dhe zv/Presidenten Kamala Haris. Jam i sigurt se do të vazhdojmë ti zhvillojmë mardhëniet e shkëlqyera të cilat i kemi me SHBA-të dhe ta thellojmë aleancën tonë në NATO, por edhe në gjitha lëmitë. Ardhmëria para nesh është e ndritur”, uroi kështu Kryeministri Zoran Zaev në rrjetin social Facebook duke konkluduar se me fitoren e demokratit Joe Biden, Maqedonia e Veriut fitoi edhe një mik shumë të madhë ndërkombëtarë.

Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, qartë e ka potencuar mbështetjen e tij gjatë kohës së takimit me kryeministrin Zaev në Konferencën e Minhenit në shkurt të vitit 2019.

Kryeministri Zaev në takim e falemnderoi Bidenin, atëherë zv/President i SHBA, për përpjekjet e tij për zgjidhjen e suksesshme kontestit me Greqinë dhe mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës që e zhbllokoi procesin për antarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ju dha siguri politikave të vendit për aspiratat që sa më shpejtë të antarësohet në BE.

Biden, atëherë potencoi se suksesi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është sukses edhe i politikave të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, dhe se gëzohet në ditën kur do të rrumbullaksohet ratifikimi i Protokollit dhe kur Maqedonia e Veriut do të bëhet e partnere e barabartë me aleatët e tjerë të NATO-s.

Njohësit e proceseve ndërkombëtare shprehen se partneriteti strategjik ne mes SHBA dhe Maqedonisë së Veriut edhe gjatë madatit të Joe Biden do të vazhdoje padyshim.

Politologu, Deniz Memedi për Zhurnal thotë se SHBA edhe gjatë periudhës ne vijim do të vazhdojë të mbeshtes Maqedoninë e Veriut në procesin e demokratizimit të vendit dhe integrimin e saj në Unionin Europian.

“Ndërsa për sa i perket raportit të Biden me shqiptarët, historikisht presidenti i ri në njefar mënyre ka qenë protektues i drejtave të shqiptarëve në Ballkan. Kjo me së miri është ilustruar gjatë luftes së Kosoves ku Biden ka pasur rol të rendesishem në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për çlirimin e Kosovës në vitin 1999”, ka deklaruar për Zhurnal, Deniz Memedi, politolog.

“Biden gjate fushates ka kritikuar presidentin aktual Donald Trump, duke e akuzuar atë për “politikë të pabalancuar” ndaj Kosovës dhe Serbisë. Ai ka bere me dije se do të punojë me BE-ne, për të intensifikuar marredheniet mes Kosovës dhe Serbisë, qe te arrihet marrëveshjes mes të dyja vendeve, duke u respektua integriteti territorial të Kosovës”, thotë mes tjerash Memedi.

Nga ana tjetër, politologu, Abdylvehab Ejupi për Zhurnal ka deklaruar se SHBA si shteti me ekonominë më të zhvilluar dhe me ushtrinë më të avancuar në botë pa dyshim është edhe shteti me më ndikim në botë, dhe se zgjedhjet atje dhe kush do të drejtojë timonin për 4 vitet e ardhshme është e një rëndësie të pashoq si për zhvillimet gjeopolitike globale, po ashtu edhe për ekuilibrat dhe interesat e çdo rajoni e shteti veç e veç.

Sipas tij, ashtu siç përzgjedhja e Trump në zgjedhjet e 2016 solli dridhje të sistemit ndërkombëtar dhe transformim të prioriteteve të SHBA, nga një politikë e jashtme aktive dhe e të qenurit gjikund, në tërheqje dhe izolim, po ashtu edhe tani fitorja e Biden në zgjedhjet e 2020 do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në të gjitha pulset ndërkombëtare.

“Sa i përket Ballkanit dhe veçanërisht, raportet e Biden me shqiptarët dhe Maqedonin e Veriut, mendoj që do të pasojë një periudhë që do ta kompensojë dëmin e madh që ia ka shkaktuar administrata e kaluar e Trump veçanërisht Kosovës, me qasjen e tyre të pabalancuar, apo thënë troç qasje pro serbe, si në bisedimet me dy shteteve, po ashtu edhe në puçin politik të realizuar në Kosovë nën diktatin e të posaçit për dialogun Kosov-serbi, Grenell,ne kulmin e pandemisë. Kështu në periudhën e presidencës së Biden, si njohes i mirë i çështjes shqiptare e veçanërisht asaj te Kosovës, duke qenë njeri ndër hartuesit dhe mbështetssit kryesor të draftit per intervenim të NATO s ndaj Milosheviqit dhe Serbisë për të parandaluar krimet çnjerëzore dhe masakrën e radhës mbi shqiptarët, duke vazhduar me mbështetje të shtetësisë së Kosovës fillimisht si senator e pastaj edhe si zv. President i SHBA-se”, shprehet për Zhurnal, politologu Ejupi.

Ndryshe, fitorja e Biden, me shumë gjasë do të shënon një rikthim në politikën e jashtme të parashikueshme në përgjithësi dhe në Ballkanin Perëndimor në veçanti. Biden është më i familjarizuar me rajonin, ndërsa ka qenë i përfshirë që prej fillimit të viteve 90-të dhe ka qenë prej kohësh mbështetës i pavarësisë së Kosovës. 78-vjeçari publikoi gjatë fushatës letra ku shfaqte mbështetjen për komunitetet ballkanase, diasporat e të cilave synon t’i fitojë në zgjedhje. Për shqiptaro-amerikanët, ai e prezanton veten si një mik të vjetër të Shqipërisë dhe Kosovës dhe të komunitetit në përgjithësi.

Joe Biden ka mbrojtur me vendosmëri pavarësinë e Republikës së Kosovës, e cila është e pakthyeshme sipas ligjit ndërkombëtar. Ka kërkuar drejtësi për krimet e luftës përfshirë llogaridhënie të plotë për personat e zhdukur.

Biden është zotuar të përmbysë atë që e quan qasje jo të balancuar të administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë, se do të punojë në bashkëpunim me BE për të rigjallëruar dialogun, se do të respektojë integritetin territorial të Kosovës e se do të inkurajojë BE t’u garantojë shtetasve të këtij vendi libralizimin e vizave. Ish-zëvendëspresidenti ka pjesë të agjendës së tij, forcimin e lidhjeve me Shqipërinë në fushën e mbrojtës, atë ekonomike e tregtare dhe mbështetjen e vendit tonë në rrugën drejt BE.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...