Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

“Më fal” titullohet kënga e re nga Estto

Këngëtari Estto e ka publikuar projektin e ri muzikor me titull, “Më fal”.

Kënga është një baladë e cila flet për një dashuri të humbur, dhe vjen e interpretuar me shumë ndjenjë nga Estto. Po ashtu, ajo është shoqëruar me një videoklip mjaft të bukur, i cili i përshtatet temës që e trajton, transmeton Koha.

Muzikën dhe tekstin e videoprojektit “Më fal” e ka realizuar vet Estto, për tingujt dhe masterizimin e saj janë përkujdesur, Alandy dhe Pllumb, ndërsa videoklipi vjen i realizuar nga “ND Filmpro”.

Megjithëse është këngëtar i ri në skenën tonë muzikore, Estto është një artist mjaft aktiv dhe i angazhuar, i cili brenda një viti kujdeset që t’i sjellë sa më shumë këngë adhuruesve të tij, qoftë këto projekte solo apo bashkëpunime me artistë të ndryshëm.

“Më fal” është kënga e tretë e realizuar me videoklip nga Estto, gjatë vitit 2020, pas projekteve “T’lutem harrom” dhe “Zemër”, e cila vjen në bashkëpunim me këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...