Shkup, 14 nëntor – Me mbështetje financiare në vlerë prej 800 mijë dollarë nga Komanda Evropiane e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kapacitetet për shtrimin në spital të pacientëve në Klinikën Universitare të Hematologjisë në Shkup do të zgjerohen.
Ky investim do të përfundojë plotësisht procesin e rinovimit të kushteve hapësinore brenda Klinikës të filluar në 2017.
Mbështetja financiare realizohet përmes Ambasadës amerikane në vend. Me atë rast, siç u njoftua, sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce dhe Ambasadorja e SHBA në vend Kate Marie Burns do të vizitojnë Klinikën e Hematologjisë, e cila praktikisht do të fillojë aktivitetet ndërtimore për zgjerimin e Klinikës.