Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Më shumë se 300 protestues të arrestuar në Bjellorusi

Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar më shumë se 300 protestues të cilët ishin pjesë e protestave masive kundër Alyaksandr Lukashenkas.

Shumica e arrestimeve ndodhën në kryeqytetin Minsk, por gjithashtu pati arrestime edhe në Brest, Hrodno, Barauliany dhe qytete të tjera, raportoi grupi i të drejtave të njeriut Vyasna.

Ministria e brendshme e Bjellorusisë ka konfirmuar se forcat e sigurisë kanë përdorur “mjete speciale” kundër protestuesve. Zëdhënësja e ministrisë, Volha Chamadanava, shkroi në Telegram më 30 nëntor se oficerët e zbatimit të ligjit, kanë shtënë për të paralajmëruar demonstruesit të shpërndahen.

Më parë opozita ka miratuar një strategji të re të protestave si një mënyrë për të decentralizuar, protestat dhe për ta bërë më të vështirë për policinë që të arrestojë aktivistët.

Lukashenka, ka drejtuar vendin që nga viti 1994.

Shërbimi bjellorus i Radios Evropa Lirë, raportoi se forcat e rendit përdorën gaz lotësjellës kundër disa demonstruesve.

Shërbimet e internetit dhe të telefonisë nuk ishin në dispozicion në Minsk.

Bjellorusia po përballet me protesta të vazhdueshme që kur zgjedhjet e kundërshtuara presidenciale më 9 gusht i siguruan Lukashenkës një mandat të gjashtë presidencial. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk e kanë njohur rizgjedhjen e Lukashenkas.

Opozita, e cila beson se kandidatja Svyatlana Tsikhanouskaya ishte fituesi e vërtetë e zgjedhjeve, ka bërë thirrje për dorëheqjen e Lukashenkës, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe zgjedhje të reja presidenciale./REL/

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...