Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Me shumicë votash miratohet Buxheti 2021 i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me shumicë votash projekligjin për “Buxhetin e viti 2021”. 84 deputetë kanë votuar pro buxhetit të ri, 9 kundër dhe 4 abstenim. Më herët, Buxheti është miratuar nen për nen dhe në tërësi të tij nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, kurse sot ai u kaloi për shqyrtim deputetëve.

Ministria e Shëndetësisë do të ketë buxhetin më të lartë vjetor për vitin që vjen, kjo për shkak të nevojës për përballimin e pandemisë dhe ndryshimeve që u bënë së fundmi. Qeveria njoftoi në fundjavë një shtesë prej 1.2 miliard lekësh të reja për këtë ministri, me qëllim rimbursimin e barnave për Covid-19, për të gjithë qytetarët që kurohen në kushte shtëpie.

Ishte socialisti Anastas Angjeli ai që lajmëroi këtë shtesë në buxhetin për vitin 2021, propozim i cili mori votat e nevojshme dhe u mirëprit në Komisionin e Ekonomisë. Ndërkohë, një pjesë të parave nga buxheti do të shkojnë dhe për naftëtarët e Ballshit, të cilët javën që lamë pas arritën një marrëveshje për mbështetje financiare me kryeministrin Rama.

Ata do të përfitojnë për 12 muaj një pagë mbështetëse prej 40 mijë lekësh të reja neto, si dhe 4 paga nga pagat e prapambetura, ndërsa qeveria do të paguajë të gjitha sigurimet shëndetësore dhe gjithashtu angazhohet për gjetjen e një investitori serioz për të rivënë në punë Rafinerinë.Vlera totale e këtij fondi për naftëtarët arrin në 560 milionë lekë.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...