Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

“Megjashi” kërkon të mbyllen çerdhet në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 6 nëntor, zhurnal.mk – Ambasada e Parë e Fëmijëve në botë ‘Megjashi’ shprehet e shqetësuar nga masat e reja të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Ata kërkojnë mbylljen e çerdheve dhe mësim online në shkolla.

“Ju bëjmë thirrje autoriteteve të kuptojnë se tani është koha e duhur që edhe fëmijët deri në klasë të tretë të mbajnë mësim online dhe të mbyllen çerdhet, kurse prindërit e fëmijëve deri në moshën 10-vjeçare të lirohen nga puna”, thuhet në njoftimin e ‘Megjashi’.

Ata po ashtu shprehin shqetësime për shkak se në Repartet e fëmijëve në spitale kontrollohen fëmijë të cilët dyshohen se janë të infektuar me coronavirus.

“Megjashi” shton se vazhdimisht vinë kërkesa për ndihma dhe donacione nga personeli mjekësor të cilët kërkojnë pajisje mbrojtëse, maska dhe skafanderë.

Po ashtu mungojnë informacione për rastet pozitive të fëmijëve dhe sa infektohen në ditë.

“Mungojnë informacione të kapaciteteve për hospitalizim të fëmijëve që janë pozitivë dhe nëse ka ekip të mjaftueshëm vetëm për fëmijët apo punonjësit shëndetësor kanë përgjegjësi edhe për të moshuarit edhe për fëmijët në të njëjtën kohë”, thonë nga ‘Megjashi’.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...