Mijëra shtëpi janë dëmtuar nga përmbytjet pas shirave të dendur në Meksikë që filluan në fillim të javës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtëpitë, rrugët dhe urat janë dëmtuar në shtetin jugor Tabasco, sipas raporteve të mediave.
Autoritetet thanë se 20.000 shtëpi u dëmtuan në shtet për shkak të rreshjeve dhe përmbytjeve.
Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador tha se qeveria federale do të ndihmojë të prekurit.