Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Merkel apelon deri te Zaev dhe Borisov të merren vesh sa më shpejtë

Sofje, 10 nëntor, zhurnal.mk – Gjatë konferencës për shtyp në kuadër të Procesit të Berlinit, kancelarja gjermane Angela Merkel, u shpreh se Procesi i Berlinit gjithmonë ka qenë i ndërlidhur me tejkalim të mosmarrëveshjeve dhe se vendet e rajonit duhet të dakordohen mes vete.

“Procesi i Berlinit ka qenë gjithmonë i ndërlidhur me pajtime dhe tejkalim të mosmarrëveshjeve, besojmë se ky proces do të vazhdoj. Shenjë e mirë është që Konferenca në kuadër të Procesit të Berlinit mundësoi që njerëzit të takohen. Inkurajojmë vendet e Ballkanit perëndimore që të thellojnë bashkëpunimin në shkencë, sepse ajo është mënyra më e mirë që të promovohet hulumtimi dhe inovacioni që të gjithë e duamë, dhe kjo do ta përmirësoj gjendjen edhe në vendin tuaj”, deklaroi Merkel.

Merkel në fund i ftoi në Berlin pjesëmarrësit e këtij Samiti, për siç u shpreh ajo të analizuar se deri ku kemi arritur me Procesin e Berlinit.

Kancelarja gjermani kujtoi kryeministrat Zaev dhe Borisov që duhet të gjejnë marrëveshje për kontestin Sofje-Shkup.

“Qeveritë arritën pajtueshmëri për agjendën e gjelbër dhe qëllimi është të kontribojnë për mbrojtje të klimës, kjo është çështje thelbësore për zhvillim të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimorë”, tha mes tjerash Merkel.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...