Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Merkel: Nuk u arrit përparimi i dëshiruar në marrëdhëniet BE-Turqi

Në fjalimin e saj në kuadër të kryesimit të BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se nga samiti i BE-së në tetor kanë përjetuar shumë vështirësi dhe pengesa në marrëdhëniet me Turqinë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha se nuk është arritur përparimi i dëshiruar në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merkel, në fjalimin e saj në kuadër të kryesimit të BE-së, theksoi se nga samiti i BE-së në tetor kanë përjetuar shumë vështirësi dhe pengesa në marrëdhëniet me Turqinë.

“Në marrëdhëniet me Turqinë fatkeqësisht nuk kemi arritur përparim ashtu siç dëshiruam”, u shpreh ajo.

Ajo nënvizoi se në samitin e dhjetorit në mesin e temave të agjendës është edhe Turqia, duke shtuar se po presin se si do të përfundojë debati rreth kësaj çështjeje.

Merkel gjithashtu tha se ka nevojë për kërkim të mundësive të reja në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19). “Pasojat ekonomike të pandemisë do t’i ndiejmë gjatë viteve”, tha Merkel.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...