Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Merkel: Pandemia mund të kapërcehet vetëm me një veprim global

Koronavirusi është provë e jashtëzakonshme për njerëzimin dhe është e qartë se kjo krizë globale shumëformëshe mund të kapërcehet vetëm me një veprim global, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në samitin virtual të OKB-së.

“Pandemia tregon rëndësinë e OBSH-së si një institucion që duhet të forcohet”, vazhdoi ajo duke theksuar se ”përkundër të gjitha vështirësive të hasura këtë vit, ka një dritë në fund të tunelit”.

Merkel kujtoi se Covid-19 do të mundet përgjithmonë, vetëm kur e gjithë bota të ketë qasje të barabartë te vaksinat efektive.

“Pra, e rëndësishme është të bësh atë që mundesh për të dalë më i fortë nga kjo pandemi në lidhje me sfidat dhe krizat e ardhshme dhe, për këtë qëllim, ne kemi nevojë për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar”, theksoi Merkel./atsh 

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...