Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Merr fund lufta! Arrihet ujdia për Nagorni Karabak

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak mbi rajonin Nagorno-Karabakh.

Konflikti i shkurtër, por i përgjakshëm mbyllet kështu pas më shumë se një muaji luftimesh te ashpra. Të hënën, zyrtarët azerë njoftuan se forcat e tyre kishin kapur dhjetëra vendbanime të tjera në Nagorni-Karabakh, një ditë pasi shpallën fitoren në betejën për qytetin e dytë më të madh strategjik të enklavës.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve e konfirmoi dhe ajo njoftimin. Nga Bakuja ndërkohë, nuk ka patur reagime zyrtare të menjëhershme.

“Vendimi merret bazuar në analizat e thella të situatës luftarake dhe në shqyrtim me ekspertët më të mirë të fushës,” tha Pashinyan në median sociale.

“Kjo nuk është fitore, por nuk është as humbje derisa ta konsiderosh veten të mundur. Ne kurrë nuk do ta konsiderojmë veten të mundur dhe ky duhet të bëhet fillimi i një epoke të re të unitetit tonë kombëtar dhe të rilindjes,” thuhet në mesazhin e tij.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...