Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Mësimi në klasë e shtëpi, në varësi të variantit që zgjedh shkolla! Ja skenari II i mësimdhënies

I njëjti plan mësimor, të njëjtat tema, i njëjti orar, por në kushte të reja. Mësim në klasë apo shtëpi?! Kjo është pyetja që mundon tanimë mijëra nxënës që brenda ditës së sotme duhet të marrin njoftimin nga mësuesja kujdestare përmes grupeve sociale të krijuara prej marsit.

Edhe kjo kërkon kohën e saj. Ministria ka parashtruar tri variante krejtësisht të reja brenda të njëjtit skenar, ta pamenduara e bëra publike më herët, por që shkollat duhet të gjejnë “të duhurin”. Edhe pse thuhet se këto të fundit kanë dorë të lirë në përzgjedhjen e atij që është më i përshtatshëm për to, caktimi i versionit final, që me shumë gjasë rrugës edhe mund të ndryshojë, kërkon procedurë të gjatë.

Ajo që e “shpëton” ministrinë është argumenti se kështu po bëjnë dhe vendet më të përparuara. “Kemi marrë përvojën e vendeve të tjera se si ato po e zhvillojnë aktualisht mësimin dhe themi se në këtë mënyrë do ta aplikojmë nëpër shkolla. Ajo që dua ta theksoj është fakti që në këtë moment të gjitha drejtoritë e shkollave duhet ta shikojnë me kujdes shtojcën e udhëzimit për të caktuar variantin që iu përshtatet. Ato e çojnë për miratim në Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar, i cili pasi jep ‘Ok’, e nis në Ministri dhe vuloset varianti që do të aplikohet”, sqaron në media zëvendësministrja Nina Guga.

Gazeta sjell përbri skenarin e dytë të mësimdhënies, i cili në fakt përfshin tri modele. I pari parashikon mësim vetëm në klasë për ciklin bazë dhe maturantët, për vetë specifikat që kanë, ndërsa klasat e ndërmjetme mësim të kombinuar, midis klasës e shtëpisë. Varianti i dytë jep mundësi për mësim në klasë për ciklin bazë dhe maturën, ndërsa të tjerat vetëm online, ndërsa varianti i tretë mban në klasë vetëm klasat e para dhe të dymbëdhjeta. “Kalimi nga një variant në tjetrin do jetë në konsultim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe njësinë e kujdesit shëndetësor, të cilët do të rekomandojnë se mund të kalojmë nga një variant në tjetrin në varësi të situatës”, thotë numri 2 i Arsimit.

Në ditën e fundit të javës, çdo të premte, ekspertët e shëndetësisë dhe ato të shkollës do të bëhen bashkë për të vendosur në varësi të shifrave të infektimeve mbi modelin që do të ndiqet. Shtojca e udhëzimit të vitit shkollor ka dhe përjashtime. Në shkolla me numër të vogël nxënësish, ku shkalla e infeksionit nuk është e rëndë, ato mund të qëndrojnë në skenarin e dytë. Në shkolla të tjera me numër më të madh nxënësish me një ose dy turne, ose edhe dy shkolla që mësojnë brenda së njëjtës godinë, do të aplikohet një nga tri variantet e tabelës ngjitur.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...