Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Meta kërkon shfuqizimin e aktit normativ: S’mund të heqë dritat OSHEE se për gjoba maskash

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një thirrje kryeministrit e qeverisë, që të heqë dorë nga akti normativ për vendosjen e maskave me detyrim, gjoba e të cilave do të faturohet nga OSHEE. Meta tha se operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike s’mund të kthehet në një institucion që vjel gjobat e se kurrsesi për shkak të mospagesës së gjobave për maskat, t’u hiqen dritat qytetarëve.

Meta: Masat e marra nga ekspertët janë të mirëpritura, por akti që gjobit qytetarët për mosmbajtje maskash është një maskaradë, shkel në mënyrë flagrante liritë e qytetarëve, i kërcënon se mund t’i lërë pa dritra deri në fund të dimrit, e shndërron OSHSE në instrument policor dhe elektoral, nuk është zgjidhje t’i lësh njerëzit pa drita, e kur të mos paguajnë dot fatura t’ju presësh dritat?

OSHEE ka funksion të furnizojë me energji në mënyrë të pandërprerë, jo të presë dritat në rast se qytetarët nuk paguajnë gjobat. Akti ka qëllim dashakeqës, do të bëjë me precedentë penalë shqiptarët e të përfundojnë në dyert e prokurorisë dhe gjykatave. Qeveria të reflektojë, Kuvendi po ashtu ta ndryshojnë atë.

Maskat duhet t’i mbajmë për të mbrojtur veten e të afërmit, jo për t’i shpëtuar ndëshkimit të qeverisë. Përballimi i pasojave të pandemisë kërkon koherencë e bashkëpunim, jo rregulla arbitrare, ndëshkime të paligjshme e të paqarta. Qeveria duhet të nxjerrë rregulla që e nxisin shoqërinë për bashkëpunim dhe jo të mbjellë frikë e ndëshkime.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...