Shkup, 14 nentor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pret të ndodh konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në në dhjetor, pasi, siç tha, këtë Evropa ua ka borxh qytetarëve të Maqedonisë dhe të hidhen poshtë pozitat maksimaliste, krejtësisht mohuese dhe joevropiane të fqiut tonë lindor.
Këto disa ditë, tha në konferencën e sotme për shtyp Mickoski, janë shunmë të rëndësishme në bisedat me Bullgarinë. Ai apeloi që Qeveria, si prioritet të saj të parë, t’i vendos mbrojtjen e interesave kombëtare dhe strategjikë dhe të arrijë zgjidhje, siç tha, jo me çmim të vetmohimit dhe shlyerjes, por zgjidhje garantuese të identitetit, gjuhës, veçantisë dhe vizë për fillim të papenguar të negociatave me BE-në.
Mickoski paralajmëroi se nëse Qeveria tenton të negociojë me Bullgarinë për zgjidhje që e mohon identitetin tonë, historinë, antropologjinë e gjuhës maqedonase dhe veçantinë e saj, ku do t’i poshtërojë viktimat e veprimtarëve maqedonas, të cilët luftonin për shtet të pavarur bashkëkohor maqedonas, nëse, në të njëjtën kohë, negocion për zgjidhje me të cilën do të heq dorë nga minoriteti maqedonas te fqiu i ynë lindor, se okupatori ka qenë administrator, do t’i ndodh populli të njëjtën ditë nëpër tërë shtetit.