Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Mickoski: Janë momente në të cilën vendoset e ardhmja e fëmijëve dhe nipërve tanë

Shkup, 1 dhjetor, zhurnal.mk – Kryetari i VMRO-DPMNE-së në fjalimin e sotëm para Qeverisë tha se këto janë momente në të cilën vendoset për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tanë dhe për këtë shkak duhet të reagojmë në mënyrë të vendosur.

“Duhet të theksoj se VMRO-DPMNE edhe në të kaluarën edhe Qeveritë tjera kanë bërë negociata për arritjen e një marrëveshje të tillë, por askush, asnjë Qeveri nuk ka guxuar të nënshkruajnë një marrëveshje me përmbajtje të tillë, për shkak se ju në marrëveshje vendosni problemin e prejardhjes dhe rrënjëve të gjuhës tuaj, marrëveshje ku kontestohen faktet historike dhe këto janë kritere për anëtarësimin në BE. Kjo nuk është marrëveshje”, tha Mickoski.

Ai shton se një marrëveshje të tillë mund të nënshkruajë vetëm një amator politik ku historia do të jetë kriter për shtetin në procesin e anëtarësimit në BE.

“Ju bëj thirrje që edhe nesër në ora 15:00 deri në ora 16:30 të na kyçeni para objektit të Qeverisë, por edhe para MPJ-së për ta shprehur revoltën tonë kundër politikave që në mënyrë të fshehtë i udhëheq Qeveria e Zoran Zaevit”, tha Mickoski.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...