Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Mickoski: Paaftësia e Zaevit u bë vrasëse e qytetarëve, për një javë 132 familje u mbuluan me zi

Shkup, 9 nëntor, zhurnal.mk – Paaftësia e Zaevit u bë vrasës i popullit, për një javë 132 familje u mbuluan me zi për shkak të koronës. Mbrëmjen e kaluar Maqedonia pati 26 viktima për shkak të kovid. 132 viktima për vetëm një javë. 132 familje të mbuluara me zi, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, transmeton Zhurnal.

“Pas luftës së dytë botërore deri më tani Maqedonia nuk kujton kaq shumë humbje në njerëz. Zaev u bë vrasës i popullit të tij, paaftësia e tij vret. Ai udhëheqë Qeveria e cila po bën gjenocid ndaj popullit të saj, përmes paaftësisë brutale ku asgjë nuk është nën kontrollë”, shkruhet në kumtesën e Mickoskit.

Ai thotë se është i bindur se nëse nuk e kishim pasur këtë qeveri të paaftë, sot do të kishim më shumë jetë të shpëtuara.

“Shteti po ballafaqohet me vdekshmëri më të madhe të shkaktuar nga korona për arsye se sistemi shëndetësorë është mizorë. Aparati shtetërorë nuk funksionon. Zoran Zaev i shkatërroi të gjitha mundësitë për diçka më mirë. Ky person është i paaftë të sjellë ardhmëri, por ai është i pari për gënjeshtra, paaftësi dhe kriminalitet dhe për këtë shkak duhet dorëheqje dhe Qeveri me persona profesionist për shpëtim kombëtar”, thotë Mickoski.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...