Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Mickoski paralajmëron takim të liderëve opozitarë, pret mbështetje nga Sela e Gashi

Shkup, 16 nentor – VMRO-DPMNE dhe partitë e koalicionit “Ripërtëritje për Maqedoninë” për një orë bllokuan rrugën “Ilindenska” para Qeverisë në shenjë proteste për bllokadën që po shkaktohet nga Bullgaria në rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut. Kjo protestë erdhi pas mbledhjes që kreu opozitar, Hristijan Mickoski, kishte me partitë e koalicionit, e pas çka dolën me përfundime të përbashkëta si qëndrimi në dispozitën kushtetuese për karakterin antifashist të luftës nacionalçlirimtare, pakontestueshmëria e gjuhës dhe identitetit maqedonase dhe njohja e pakicës maqedonase në Bullgari. Mickoski po ashtu bëri thirrje që fqinji lindor të respektojë historinë maqedonase. Mickoski paralajmëroi Qeverinë aktuale që të mos bëjë pazare me interesat nacionale ndërsa tha po ashtu se kjo qeveri është jotransparente në bisedimet që po bëhen mes Shkupit dhe Sofjes. Mickoski i bëri thirrje edhe faktorit evropian që të angazhohen në hapjen e negociatave anëtarësuese. Nëse Qeveria nuk bëhet më konstruktive rreth kësaj çështjeje Mickoski paralajmëroi takim të të gjithë liderëve opozitarë, për të folur për të ardhmen e Maqedonisë.

Mickoski theksoi se pret mbështetje nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

 “Koalicioni për Ripërtëritjen e Maqedonisë i bën apel Republikës së Bullgarisë të mos e bllokojë të ardhmen evropiane të Maqedonisë, por përkundrazi, ta përkrahë të njëjtën dhe në këtë mënyrë të tregojë miqësi të vërtetë mes qytetarëve të dy shteteve. Ja ryshfeti nuk ndihmoi! Ryshfeti, presionet, shantazhet dhe ato zgjedhje mafioze-talibane nuk ndihmuan. Ende pa u bërë 100 ditë ne jemi para humnerës dhe mendoj se edhe z.Sela dhe z.Gashi si dhe liderët e tjerë politikë që ia mendojnë të mirën Maqedonisë do të ulemi së bashku dhe do të flasim. Edhe ata që janë në Qeverinë e Zoran Zaevit do të përpiqen t’i thërras në një takim”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...