Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Mickoski: Qeveria e paaftë është rrezik i njëjtë sikurse virusi

Shkup, 13 nentor – Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski, e ka akuzuar Qeverinë për situatën me pandeminë Covid-19. Ai thotë se “të kesh Qeveri të paaftë, është rrezik i njëjtë sikur virusi”.

Mickoski apeloi sërish që nga puna të lirohen të sëmurët kronikë që janë të angazhuar në sektorin privat dhe atë publik.

“Duke i parë rezultatet e sotme nga menaxhimi me coroanvirusin, dua ta ndaj me ju shqetësimin tim. Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të keqe se sot. Humbjet e të afërmve tonë, fqinjëve dhe miqeve, për ministrin dhe kryeministrin janë vetëm statistika ditore”.

“Spitalet po mbushen, personeli mjekësor është i stërlodhur. Kjo është humbje e madhe e shtetit, ndërsa çmimin e paguajnë qytetarët. Nuk ka termine të mjaftueshme për testim, ndërsa Filipçe thotë se qytetarët vonë paraqiten për trajtim mjekësor”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai i ftoi qytetarët që t’i respektojnë masat dhe të mbrohen nga virusi.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...