Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Mijëra euro nga buxheti i shtetit për shkak të procedurave të dobëta gjyqësore

Shkup, 6 nëntor, zhurnal.mk – Këshilli Gjyqësor do t’i analizojë të dhënat e Avokaturës së Shtetit, ku thuhet se për shkak të procedurave të dobëta gjyqësore, palëve të dëmtuara në procedura duhet t’u paguhen para nga buxheti i shtetit në mijëra euro. Rishikimi i çështjeve duhet të tregojë se për çfarë bëhet pagesa e parave – për shkak të menaxhimit të dobët të procedurave gjyqësore ose për shkak të akuzave të dobëta përmes të cilave janë arritur pafajësitë në gjykatat më të larta.

“Mundet ndonjë gjykatës të jetë i shkëlqyeshëm, por mjafton vetëm një rast ku do të përcaktohet punë e pandërgjegjshme dhe ai të shkarkohet. Ne nuk lidhemi me përqindje për ndonjë shkarkim të mundshëm”, tha Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Të dhënat e Avokaturës së Shtetit janë dërguar edhe në Këshillin e Prokurorëve Publik. Studimi me aktvendimet e përpunuara në detaje është rishikuar, por rastet kanë qenë të vjetra.

“Këshilli i Prokurorëve Publik nuk ka autorizim për të shkarkuar prokurorë, sepse disa nga rastet e paraqitura tek ne nga Prokuroria e Shtetit janë më të vjetra se dhjetë vjet”, deklaroi Aco Kolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

Avokatura e Shtetit dokumentin e ka dërguar edhe në Qeveri. Nga atje theksojnë se nuk kanë kompetencë të dhënat t’i përcjellin në Këshillin e Prokurorëve, i cili gjithashtu e deklaroi veten si jokompetent. Analiza iu përcoll edhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit, ku do të hetohen rastet kur ekziston dyshimi se ka pasur veprim të pandërgjegjshëm nga prokurorët ose gjykatësit.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...