Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Miku i Trumpit, senatori republikan: Biden duhet të ketë qasje në njoftimet e klasifikuara

Senatori Lindsey Graham pohon se presidenti i zgjedhur, Joe Biden duhet të marrë informacione nga inteligjenca amerikane.

Departamenti i Shtetit po e pengon Bidenin të ketë qasje në mesazhet e dërguara nga udhëheqësit e huaj.

“Po, mendoj se duhet”, tha Graham, një aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump, raporton CNN.

Presidenti nuk i ka pranuar rezultatet zgjedhore dhe ka refuzuar të lejojë që të fillojë një periudhë zyrtare tranzicioni, duke përfshirë edhe çasje në të dhënat e klasifikuara që presidenti i merr çdo ditë nga inteligjenca amerikane.

Një tjetër republikan me ndikim, senatori Rob Portman nga Ohio, tha, “po, nuk mendoj se do ta dëmtonte,” që Biden të fillojë të marrë njoftimet tani, pasi një grusht republikanësh të tjerë kanë thënë se e mbështesin këtë.

Graham dhe Portman u bashkuan me republikanët e tjerë të moshuar që thonë se demokrati duhet të ketë qasje në njoftimet e klasifikuara.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...