Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Ministri Abrashi me hapa konkretë për sanimin e akseve të rrezikshme

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me grupin punues të përbërë nga ekspertët e ministrisë dhe Policia e Kosovës, të hënën, ka qenë në terren për t’i parë nga afër vendet ku është i nevojshëm intervenimi për ta rritur sigurinë e qytetarëve në komunikacion.

Ministri tha se grupi punues ka bërë evidentimin e disa akseve rrugore me rrezikshmëri dhe ka dhënë rekomandimet që të bëhet sanimi.

“Grupi punues është duke vazhduar evidentimin e akseve me rrezikshmëri dhe i kam marr rekomandimet me shkrim në vendet ku duhet të intervenohet. Deri më tani janë 11 rrugë që janë evidentuar se duhet të intervenohet dhe shumë shpejt do të nisin punimet. Ideja e themelimit të këtij grupi punues është që bashkë edhe me Policinë e Kosovës të punojmë në shpëtimin e jetës së njerëzve”, tha ministri Abrashi.

Abrashi tregoi se vëmendja kryesore është krijimi i sigurisë për këmbësorët dhe sidomos për nxënësit.

“Fokusi kryesor është siguria e nxënësve dhe po punojmë t’iu krijojmë kushte sa më të mira. Do të intervenojmë në mënyra të ndryshme, bazuar në rekomandimet e grupit punues”, tha ministri Abrashi.

Grupi punues është themeluar nga ministri Abrashi me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, evidentimin e akseve të rrezikshme dhe ka qëllim uljen e aksidenteve me fatalitet. Puna e këtij grupi do të vazhdojë deri në evidentimin e të gjitha akseve që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...