Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Ministri izraelit, Benny Gantz: Do të mbështesë votimin për shpërbërjen e Parlamentit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka deklaruar se aleanca e tij politike “Kaltër dhe Bardhë” do të votojë në favor të projekt-ligjit të opozitës për shpërbërjen e parlamentit izraelit (Knesset), një lëvizje që mund t’u hap rrugën zgjedhjeve të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, Gantz tha se ai do të mbështesë mocionin e propozuar nga Yair Lapid, kreu i partisë opozitare Yesh Atid.

Partia e ministrit Gantz është partner kryesor në koalicionin qeveritar të udhëhequr nga partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Aleanca u formua në muajin maj pas tre zgjedhjeve të mbajtura që nga prilli i vitit 2019, për shkak se në këto zgjedhje nuk u arrit një fitues i qartë.

Ata u pajtuan të udhëheqin qeverinë mbi një bazë rotacioni, respektivisht nga 18 muaj secili. Megjithatë, midis çështjeve të tjera ka pasur dallime edhe në lidhje me buxhetin.

Para njoftimit të ministrit Gantz, kryeministri Netanyahu në një video të postuar në llogarinë e tij në twitter kërkoi nga Gantz të kthente prapa vendimin e tij.

“Nuk është koha për zgjedhje. Tani është koha për unitet”, tha Netanyahu.

Opozitari Lapid në vazhdimësi ka kërkuar mbështetje nga Gantz për të shpërbërë koalicionin e tij me kryeministrin Netanyahu, duke e akuzuar këtë të fundit për korrupsion dhe keqmenaxhim të ekonomisë.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...