Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Ministri Shaqiri pret në takim ambasadorin kinez: Prioritet reforma e administratës dhe digjitalizimi i institucioneve

Shkup, 17 shtator, zhurnal.mk – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri sot mbajti një takim pune me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Zhang Zuo.

Në takim, u shkëmbyen përvojat dhe u shqyrtuan projekte aktuale dhe të ardhshme, për qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të shoqërisë digjitale dhe të sferës ekonomike në përgjithësi.

Ministri Shaqiri tha se bashkëpunimi me Republikën Popullore të Kinës zgjat tashmë shumë vite dhe kontribuon ndaj proceseve moderne që zhvillohen në vendin tonë.

“Ne si MSHIA, një ministri e rëndësishme për reformën e administratës publike dhe digjitalizimin, do të vazhdojmë me sa i përket përfundimit të reformave të brendshme të administratës dhe do të vazhdojmë me procesin e lidhjes digjitale të sa më shumë institucioneve”, tha ministri Shaqiri.

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës Zhang Zuo, shprehu nga ana e tij kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim më intenziv, posaçërisht tani, në kohë të pandemisë, kur digjitalizimi veçanërisht luan një rol të rëndësishëm.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...