Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Ministri Shaqiri: Punësimi në bazë të meritokracisë, punojmë në pranimin e shkollimit dhe sistemimin e administratorëve nga Marrëveshja e Ohrit

Shkup, 13 nëntor – I ftuar në emisionin debativ ‘Click plus’ në Tv21 ishte ministri i shoqërisë informatike dhe administraтë, Jeton Shaqiri i cili foli mbi sfidat që ka në dikasterin që drejton si dhe për administratën në përgjithësi si një nga punët më të rëndësishme që duhet të bëj një shtet.

“Do të mundohem që të kemi një Administratë moderne dhe efikase”, vlerësoi kështu ministri Shaqiri duke thënë se ky do jetë një nga prioritetet në mandatin e tij duke shtuar se do të shohim një administratë me më shumë sistem se sa burokraci.

Duke folur mbi identitetin elektronik, ministri Shaqiri tha se që në muajt e parë ka nisur të lëvizë në drejtim të duhur mbi këtë sistem.

“Pjesë të programit e kemi edhe identitetin elektornik. Në muajt e parë bëmë kontaktet e para sepse ishte nënshkruar një marrëveshje me kompanin Master Card për identitetin elektornik dhe jemi duke komunikuar po me te njëjtën kompani”, sqaroi ministri Shaqiri duke thënë se një prioritet i lartë në dikasterin e tij është dhe shërbimi i adiministratës ndaj qytetarëve për të cilën sqaroi se ka hapësirë për përmirësime.

Ministri Shaqiri mes tjerave gjatë debatit tha se me administratë të politizuar dhe klientelizme nuk mund të kemi administratë efikase, duke shtuar se në çdo institucion për të pasur efikasitet është i rëndësishëm profesionalizmi.

Duke folur mbi intervenimet që i bëhen për punësim ai tha se mbi të gjitha gjatë punësimeve do të respektohet meritokracia.

“Kam kërkesa nga qytetarët e Strugës, kam kërkesa nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe më besoni në rastet e para të cilat i kemi jam i hapur për të gjithë qytetarët. Këtyre kërkesave të qytetarëve të gjithve u them që të aplikojnë në konkurset të cilat janë hapur”, vlerësoi mes tjerave Shaqiri duke mbështetur kështu edhe idenë për subvencionimit të kompanive private për të arritur përfaqësimin e drejtë etnik në vend.

Si një nga sfidat më të mëdha në vend është dhe pranimi i shkollimit të të punësuarve në administratë si dhe sistemimi i administratorëve nga Marrëveshja e Ohrit për të cilat foli edhe vet ministri Shaqiri.

 “Tani kemi dy sfida, e para njoha e shkollimit të cilët e kanë përfunduar të punësuarit gjatë administratës publike dhe në kohën që kanë qenë të punësuar kanë arritur të përfundojnë një nivel të shkollimit dhe e dyta sistematizimi i administratorëve të cilët janë në bazë të Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi kështu në emisionin debativ ‘Click plus’, Jeton Shaqiri, Ministër i shoqërisë informatikës dhe administratës.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...