Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Miratohet raporti për stabilitet financiar në vitin 2019

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Këshilli i Bankës Kombëtare mbajti mbledhje të rregullt në të cilin shqyrtoi dhe miratoi Raportin për stabilitet financiar në vitin 2019. Në të njëjtën kohë, siç njoftojnë ata, u konkludua se gjatë vitit të kaluar, në kushtet e një ambienti të qëndrueshëm, sektori i brendshëm financiar mbeti i shëndetshëm dhe stabil, ndërsa rreziqet për stabilitetin financiar mbetën mesatare.

“Analizat e prezantuara në Raport tregojnë gatishmëri të mirë të sektorit të brendshëm financiar për t’u përballë me sfidat e kovid-krizës. Struktura e thjeshtë e sistemit, lidhja e ulët ndër-sektoriale, mungesa e instrumenteve dhe shërbimeve financiare më komplekse, ekspozimi i ulët ndaj flukseve ndërkufitare zvogëlojnë gjasat e tejmbushjes së rreziqeve të mundshme midis segmenteve individuale të sistemit financiar”, qëndron në komunikatë.

Sigurimi i pensioneve private të financuar plotësisht është segmenti i dytë për nga madhësia e aktiveve brenda sistemit financiar, por në mënyrë të konsiderueshme, thonë ata, më i vogël krahasuar me sektorin bankar.

Pritet që masat e marra nga Banka Kombëtare si përgjigje e pandemisë, së bashku me masat ekonomike të Qeverisë, do të kontribuojnë në kapërcimin më të lehtë të vështirësive financiare të kompanive dhe familjeve, gjegjësisht zbutjen e rreziqeve për stabilitetin financiar që vijnë nga këta dy sektorë jofinanciarë.

Banka Kombëtare, theksohet në kumtesë do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet në sektorin bankar dhe në sektorin e gjerë financiar përmes Komitetit të stabilitetit financiar dhe është e gatshme të marrë masat e duhura nëse e konsideron të nevojshme për të ruajtur stabilitetin, të sektorit bankar dhe stabilitetin e përgjithshëm financiar.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...